Lajme

Kriza në Kushtetuese/ Basha pranon ftesën e Metës

Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, reformës në drejtësi dhe situatës aktuale politike. Mësohet se ftesa e presidentit Meta u ka mbërritur zyrtarisht, PD dhe aleatëve të saj, e cila është pranuar nga opozita.

Megjithatë, të njëjtat burime thanë se nuk dihet ende se kur do të zhvillohet takimi në Presidencë ndërmjet kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të shtetit. Ky i fundit, kërkonte që takimi të mbahej para datës 20 nëntor.

Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për atë që ai e quan si situatë të rëndë të funksionimit të shtetit ligjor. Ndërkohë në takim, Meta ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).


Etiketa: ,