Lajme

Kriza me energji elektrike: Edi Rama i ofron ndihmë Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ofrua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ofruar Kosovës ndihmë në lidhje me krizën e energjisë elektrike.

Kryeministri Rama, ka kërkuar nga Ministria e Energjisë e Shqipërisë që të shikohen se cilat janë mundësitë që mund t’i ofrojë kjo ministri për t’i siguruar rrymë Kosovës në natën e Vitit të Ri.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ilustrim

Rama ka theksuar Shqipëria do të kujdeset që t’i gjendet Kosovës në kohë krize, anipse në të njëjtën krizë energjetike po kalon edhe shteti të cilin ai e drejton.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama./Insajderi.com