Maqedoni

Kripto-valutat recetë për “para të shpejta”, Maqedonia pa rregullore

Tregtimi me kriptovaluta, respektivisht me para virtuale që mblidhen përmes internetit, për disa persona është mënyrë për të fituar para të shpejta. Vlera e valutës së parë digjitale e njohur si Bitkoin po rritet gjithnjë e më shumë. Arriti një shumë marramendëse prej 50 mijë dollarë për një valutë. Disa vende dhe kompani në botë madje kanë filluar të pranojnë pagesa me para të tilla virtuale. Ekzistojnë më shumë se një mijë lloje të tyre, por më të famshmet janë Bitkoini dhe Etheriumi. Në vendin tonë ligjërisht nuk lejohet as investimi, as tregtimi me ta.

“Jemi duke monitoruar në mënyrë aktive zhvillimin e teknologjive të reja dhe ndikimin e tyre të mundshëm mbi ofruesit e shërbimeve financiare dhe sistemin financiar në përgjithësi. Në këtë kontekst, i shqyrtojmë çështjet relevante në lidhje me kriptovalutat, më pas si në shumë vende të tjera, nuk ka ndonjë rregullore që rregullon dhënien, investimin dhe tregtimin me kriptovaluta”, tha Igor Veliçkovski, Sektori për Inovacione në Bankën Popullore.

Deri te kripto-valutat arrihen duke përdorur algoritme kompjuterikë. Çdokush mund ta bëjë atë nga kudo në botë. Thjesht duhet të dijë se si. Qëllimi është të zgjidhim një detyrë të caktuar matematikore. Shpërblimi është bërja e një ose më shumë kriptovalutave. I gjithë procesi kërkon investime në pajisje kompjuterike, por valuta virtuale mund të blihen edhe në bursat e formuara për atë qëllim. Megjithëse shumë vende janë të mendimit se kriptovalutat janë të rrezikshme për të investuar, themeluesit nuk pajtohen.

“Pres që kriptovalutat të krijojnë një rregull të rëndësishëm për njerëzit në të ardhmen, dhe kjo është që ata gjithmonë të kenë alternativë nëse një ditë paratë ekzistuese fillojnë të humbasin vlerën, si për shembull nëse keni inflacion …”, pohoi Vitalik Buterin, Bashkëthemelues i kripto-valutës Etherium.

Një nga shpjegimet kryesore pse kriptovalutat u shpikën është të anashkalohet sistemi bankar, pra të kryhen transaksione pa provizion. Ka pjesë të botës ku shtetet dhe kompanitë përpiqen të sjellin kriptovaluta në rrjedhën e ligjshme të parave. Shteti i Ohajos pranon të paguajë tatim me kriptovaluta. Japonia dhe Kina këtë vit do të fillojnë t’i lëshojnë në qarkullim këto para në sektorët bankarë dhe të sigurimeve. Në Berlin, disa pronarë kafenesh dhe restorantesh kanë lejuar prej kohësh klientët të paguajnë me kriptovaluta.

Andrea Çobanova

The post Kripto-valutat recetë për “para të shpejta”, Maqedonia pa rregullore appeared first on Alsat.