Lajme

Kreu i PE: BE s’ka hequr dorë nga negociatat me Tiranën dhe Shkupin

“Bllokada e bisedimeve të pranimit për Shku

“Bllokada e bisedimeve të pranimit për Shkupin dhe Tiranën është një pengesë e vogël dhe do të tejkalohet në muajt e ardhshëm”.

Kështu deklaroi kryetari i ri i Parlamentit Evropian David Sasoli, përpara një vizite në Maqedoninë Veriore.

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli për agjencinë e lajmeve MIA.


Etiketa: , , ,