Maqedoni

Kreu i Butelit prezanton punën 2 vjeçare, qytetarët të ndarë për sukseset e tij

Rindërtimi i rrugëve, shkollave dhe kopshteve, si dhe mirëmbajtja e higjienës në komunë, kanë qenë prioritet i kryetarit të komunës së Butelit, Velimir Smilevskit, për dy vitet e fundit. Por, realizimi i ndërtimit të projekteve të reja, që u njoftuan në programin e Smilevskit, përpara se të bëhej kryetar mbeti vetëm në letër. Kopshtet e reja dhe shkollat, që u premtuan të ndërtohen vitin e kaluar nuk kanë filluar akoma.

Prioriteti im në këto dy vjet, ka qenë më shumë përparësia ndaj qytetarëve, sesa programi. Jam i sigurt që tani në dy vitet e ardhshme do ta përfundoj programin plotësisht, sepse është programi që na udhëheq, dhe të gjitha përfitimet do ti marrin qytetarët e komunës së Butelit – tha Velimir Smilevski, kryetar i Komunës së Butelit.

Megjithëse, sipas Smilevskit, në komunë ka pasur aktivitete ndërtimore intensive dy vitet e fundit, për të përmirësuar infrastrukturën, qytetarët thonë se pak është realizuar nga ajo që është premtuar.

“Nuk angazhohet me qytetarët, por i shikon interesat personale. Nepotizëm, janë pranuar njerëz partiak, kur kërkojnë votë, flasin një gjë, pastaj bëjnë diç tjetër. Nuk mundet të shikohet vetëm interesi personal, duhet edhe ai i përgjithshëm të shihet, ai i të gjithë qytetarëve”.

“Ai duhet t’i kushtojë pak vëmendje rrugëve të Radishanit, asgjë nuk ka bërë në lagje. Rrugët të riparohen, edhe kjo rrugë që e bënë, ende nuk është riparuar.

“Unë mendoj se është mirë, do të vazhdojë të punojë me siguri, ka shumë gjëra që ka bërë”.

Një nga premtimet më të mëdha parazgjedhore të Smilevskit, ishte ndërtimi i një poliklinike të re vitin e ardhshëm. Sipas tij, banorët do të marrin poliklinikën e premtuar, pasi është problemi më i madh i kësaj komune. Aktualisht, ka vetëm një ambulancë në dispozicion në Butel, e ndërtuar në vitin 1963, si e përkohshme.

Andrea Çobanova

Loading…