Showbiz

Krenarë! Mario tregon origjinën shqiptare, publikon videon më të veçantë kur punon

Mario Dedivanovic është tepër i njohur në m

Mario Dedivanovic është tepër i njohur në mbarë botën për talentin që ka si dhe për klientelën e tij shumë të famshme. Grimieri shpeshherë ndan në rrjete sociale pjesë nga puna që bën dhe tutoriale të ndryshme. Së fundmi ai ka publikuar një video pas përfundimit të grimit e në sfond dëgjohet një këngë jo e zakonshme për ndjekësit e tij të huaj. Mario ka zgjedhur që atë postim ta shoqëronte me një këngë popullore shqiptare, e cila dukej se ishte e miksuar.





Një komentuese ka zbuluar se ajo këngë është e titulluar “Moj shami e kuqe, moj shami e verdhë”, ndërsa dikush tjetër është përgjigjur se kënga quhet “Albanian Shota”. Kjo nuk është hera e parë që Mario publikon video të tilla gjatë të cilës nxjerr në pah dhe origjinën e tij shqiptare.