Opinione

Krejt i kemi nga 2 milionë euro

Aksioni i të mërkurës, meqë rast u arrestuan di

Aksioni i të mërkurës, meqë rast u arrestuan disa zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, ka ndarë opinionin e gjerë në dy lloj grupacione: njëri që beson se ky aksion tregon forcën e shteti për të arrestuar këdo që keqpërdor buxhetin e shtetit, dhe disa të tjerë që besojnë se ky aksion më tepër është i formës së spektaklit, dhe s’do të prodhojë asgjë ndryshe, nga aksionet e tilla të më hershëm.

Unë, më tepër bëj pjese tek grupi i dytë, edhe nëse politika, në këtë rast qeveria aktuale ka vullnet për të quar deri në fund drejtësinë, ky aksion s’do të prodhojë atë që do të duhet: të dëshmonte forcën e shtetit përballë krimit, korrupsionit.

Ka ndodhur shumë raste kur aksionet e tilla më tepër kanë prodhuar efekte emocionale, por jo konkrete. Policia mund ta kryej punën shumë mirë, mirëpo derisa nuk ka vetting në prokurori, në sistemin e tërësishëm gjyqësor, është e kot të mendohet se do të luftohet krimi, korrupsionin. Policia le të arrestojë tërë ditën, kur natën gjykata i liron. Gjarpri duhet goditur në kokë, jo në këmbë sa për ta trazuar edhe më shumë.

U konfiskuan 400 mijë euro, të cilat nën optikën e Xhavit Halitin nuk janë asgjë, pasi “të gjithë i kemi kah 2-3 milionë”, për të relativizuar peshën e parave, të milionave.

Mbase, Xhavitit dhe shokëve të tij në ministri të ndryshme, 2 milionë euro iu duken asgjë, janë mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë me nga 1 euro në ditë. Ata nuk jetojnë se janë të pazot, por nuk janë hajna, nuk vjedhin djersën e akujt, nën kujtesën e një slogani “ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur”. Mendësia e Xhavitit, dhe sojit të tyre, e kanë sjellë gjendjen këtu, ku çdo njeriut që i jepet mundësia për të vjedhur e bën, është bërë kulturë tashmë kjo gjë. Nuk luftohet krimi, korrupsioni me aksione të tilla, me gjykatës dhe prokurorë që emërohen përmes telefonave, me atributet e vetme: të jenë servile, dhe të dinë të kunkurojnë.

S’kam besim fare në luftimin e korrupsionit pa bërë reforma të thella në drejtësi, ku të zhduket një herë e përgjithmonë ky sistem i kalbu që prodhon vetëm spektakle. Mos të harrojmë se të gjithë këto keqpërdorime s’do të mund të ndodhnin pa pasur njohuri edhe “të mëdhenjtë”, e të cilët kanë mbetur të paprekur, me spektakli që do i spastrojë kokat e krimit nga hajnia e madhe që është bërë në ministrinë e bujqësisë me vite të tëra.