Opinione

Krahasimi i Vjosës me Hashimin, i marrëzishëm

Krahasimi i Dr.

Krahasimi i Dr. Vjosë Osmanit, nxënëse e Shkollës amerikane, me një provincial, si Hashim Thaçi, është marrëzi. Hashimi me fajet e bëra, në dëm të Atdheut, deri në shkeljen e Kushtetutës të Kosovës, vënien e territorit shqiptar në ankand, duhej prangosur me kohë. Kapjen e shtetit dhe të të gjitha institucioneve shtetërore, deri në rrëzimin dhe ngritjen e qeverive, në mënyrë arbitrare, të paligjshme, siç është ajo e rënë e Kurtit dhe e ngritur, si ajo e Hotit.

Të bëmat e Hashimit president, neveritëse unike

Padyshim Hashim Thaçi, në pozitën e presidentit, ka qenë edhe kryeministër, ministër i jashtëm, ministër i drejtësisë dhe gjithçka tjetër. Ai, me shokë, ka qenë dhe mbetet një kapës i tërësishëm i shtetit të Kosovës; abuzues e shpërdorues i pozitës zyrtare; shkatërrues e tjetërsues i pasurive të patundshme të brezave shqiptarë. Ka intriguar dhe përçarë shqiptarët, kudo dhe kurdoherë. Hashimi është treguar trim në poshtërsi. Po ta bënte këtë trimëri për mirësi, ai do të ishte supër-hero!

Përkundër, Dr. Vjosë Osmani, nuk ka asgjë të përbashkët me Hashimin. Nëse ajo, ndonjëherë, ka humbur qetësinë, është rebeluar, shkaktarë kanë qenë, pikërisht, veprimet e binomit Thaçi-Mustafa, në dëm të Kosovës, si: Demarkacioni; Asociacioni; bërja banditeske e Hashimit president dhe e Isës kryeministër; koalicioni i LDK-së me partinë-bandë PDK-në dhe PAN-in; shkarkimi i rektorit Ramadan Zejnullahu, kur provoi ta bëjë verifikimin e “diplomave” të dyshimta; pranimin e  33.300 “veteranëve” të rrejshëm, duke abuzuar miliona euro, nga buxheti i lodhur i shtetit të Kosovës.

Hashim Thaçi, me liderët e tjerë horrakë, drejtues të subjekteve politike, e kanë plot gojën demokraci! Por, për dy dekada radhazi, kanë ngulfatur partitë e tyre. Kanë përjashtuar debatin e lirë, të shpenguar; kanë shmangur konkurrencën e ndershme, në garë me më shumë se një kandidatë; kanë “harruar” votimin e fshehtë demokratik, duke e zëvendësuar me aklamacion fiktiv, të rrejshëm e mashtrues, edhe pse, dihet mirëfilli, se shqiptarët e Kosovës, janë karrieristë, servilë e hipokritë klasik. 

Arsyet janë të njohura: Shqiptarët e Kosovës kanë qenë robër të pushtimeve shekullore. Dhe, paradoksale, edhe sot kanë mbetur skllevër të shekullit dixhital. Këtë qyqarllëk e kam përjetuar, si delegat i 4 (katër) “Kuvendeve Zgjedhore” të LDK-së. Kryetari, me klanin e tij, anashkalonin tri parimet bazë të demokracisë, (të cituara më lartë), dhe riciklonte vetën me rrethin e tij vicioz, përtej një dekade radhazi!!!

Duket absurde, por, më i lirë kam qenë unë, në mendimet e mia, në ndergjegjën time, në “Burgun e Vdekjes”, siç ka hyrë në fjalorin ndërkombëtar, Burgu i Burrelit: ku trupin e kisha plagë nga betoni; urinë e gjithmonshme; ajrin dhe ujin të racionuar! Se sa delegatët e Kuvendeve “Zgjedhore” të LDK-së, në sallat luksoze të Hotel “Grand” dhe Hotel “Emerald”

-Vazhdon