Lajme

KQZ’ja shkel privatësinë e mërgimtarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shkelur privatësinë e mërgimtarëve duke u dërguar email në grup votuesve që gjenden në diasporë.

Ndaj këtij veprimi të KQZ’së ka reaguar juristja e mediave Flutura Kusari, e cila ka konsideruar që ky veprim i institucionit ka shkelur në mënyrë flagrante privatësinë e shumë votuesve në diasporë.

“KQZ në mënyrë flagrante e paska #shkelë #privatësinë e shumë votuesve në diasporë duke ju shkruar në grup. KQZ nuk ka të drejtë të dërgojë e-maila në grup sepse në këtë mënyrë i bën publik email-adresat, pa aprovim paraprak nga votuesit”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë në email e KQZ’së drejtuar mërgimtarëve u është kumtuar njoftimi për formularin e aplikim për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.