Maqedoni

Kovaçevski: Deputetët të punojnë në interes të qytetarëve, jo të partive politike

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski d

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshi edhe bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të partive politike.

“Bëhet fjalë vetëm për kërkesë të VMRO-në, këtë e bëjnë për qëllime politike, për interesa personale. Edhe njëherë ju bëj thirrje që të gjithë deputetët në kuvend të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike. Kuvendi është vendi ku të gjitha partitë politike kanë përfaqësues. Kuvend është vendi ku në mënyrën më demokratike mund të bisedohet për të gjitha çështjet dhe jo të bllokohet puna e kuvendit, sepse kjo nuk sjell asgjë të mirë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk