Lajme

Kosovës do t’i dhurohen 100 mijë teste PCR për COVID-19

Fondacioni për Shoqëri të Hapur do t’i dhurojnë 100 mijë teste PCR për COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook. Ai tha se këto procedura janë filluar në shtator dhe ky donacion me 1.5 milion euro po realizohet sot.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë. Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit. Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm. Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.