Kosovë Sport

Kosova U21 i përfundon me humbje kualifikimet për Euro 2021

Kosova U21 i ka përfunduar me humbje kualifikimet për Euro 2021, ku është mpopshtur sot nga Turqia U21. Pasi tri ndeshjet e para i kishte filluar me fitore, Kosova U21 në 7 ndeshjet e tjera ka pësuar humbje. E fundit sonte me Turqinë U21 ku humbi me rezultat 3-0

Kosova U21 e ka përfunduar aventurën në kualifikime për Euro 2021 në vendin e pestë duke shënuar tri fitore dhe shtatë humbje nga 10 ndeshje të luajtura.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndeshja e fundit për këtë vit e Kosovës U21, ishte ajo kundër Turqisë U21 e ku Kosova e humbi me rezultat 3-0

Gjithçka nisi keq për Kosovën U21, ku në minutën e 21-të do të shënonte i riu turk, Halil Dervisoglu.

Leonit Vitija do të ndëshkohej për Kosovën me të kuq në minutën e 31-të, ku edhe do të shkaktonte penallti.

Penalltinë në gol për turqit do ta shndërronte Guven Yalcin.

Me rezultat 2-0 do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kosova më shumë u mbrojtë sesa bëri ndonjë aksion që do ta barazonte takimin.

Megjithatë, Berat Ozdemir do të shënonte gol në minutën e 64-të për ta përfunduar këtë ndeshje në të mirë të skuadrës turke.

Kjo është ndeshja e fundit kualifikuese për Euro 2021 të grupmoshave U21. Tashmë grupin e ka kaluar Anglia, e cila ka 25 pikë nga 9 ndeshje të zhvilluara, 10 më shumë se Austria që luan sonte kundër Andorrës dhe 11 më shumë se Shqipëria U21 që luan sonte pikërisht kundër Anglisë U21.

Në rast se Austria U21 dështon të fitojë dhe Shqipëria U21 mund Anglinë, atëherë gjasat janë që edhe Shqipëria U21 të kalojë tutje në barazh për një vend në Euro 21.

Ajo që dihet është se Kosova do të përfundojë në vendin e pestë më 9 pikë, 4 më shumë se Andorra U21 që është në vendin e fundit.