Sport

Kosova shtynë stërvitjen e paraparë të zhvillohej sot

Në prag të sfidave kualifikuese për eliminatore

Në prag të sfidave kualifikuese për eliminatoret e Kupës së Botës, ‘Qatar 2022’, Kosova ka vendosur që stërvitjen e paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00 në Hajvali, është anuluar, njofton Insajderi.

Shkak i anulimit të stërvitjes të paraparë të mbahej në Kampin Nacional Eduaktiv të Hajvalisë, sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të keq që ka mbizotëruar këto ditë në Kosovë, si dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Më tutje, në sqarimin e FFK-së drejtuar mediave, thuhet edhe pse ka rënë borë pa ndërprerë, fusha në kamp është pastruar nga bora.

Kujtojmë që Kosova hap kampanjën kualifikuese të dielën më 28 mars, ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pret mysafirët skandinav, Suedinë.

Më posht lexoni njoftimin e FFK-së drejtuar mediave:

Njoftim për media

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”.

/Insajderi.com