Opinione

Kosova përballë metodave asimetrike të luftës speciale

Opinioni publik, eshtë sundimtari suprem ibotës

Opinioni publik, eshtë sundimtari suprem i
botës, që eshte e pa mundur të mos ecësh sipas tij.

Pra ështe një pushtet ideor mbi mendjet e
njerëzve, siç ta zëmë ideja e integrimieve euroatlantike me theks në NATO
si  akt i sigurisë, qënja pjesë e botës
së liberalizuar që ka pushtuar mendjet e njerëzve.

Kosova është në një presion të madhe të një
lufte të orkestruar speciale nga qarqe të vetëdijshme dhe me plan, si dhe nga
struktura elektorale dhe rinore të komprometuara ose të keqpërdorura pa
vetëdije.

Ata janë ven në shërbime të këtyre qarqeve dhe
misioni i tyre është që duke goditur në çdo sferë të jetës pa kursim, duke
përfituar mbi çdo fatkeqësi të qytetarëve dhe shtetit, çoftë edhe për pandeminë
Covid19, duke stisur raporte e qëndrime të strukturave të caktuar evropiane dhe
ndërkombëtare siç ishte raporti i disa personave të shërbimit ruso-soros-ian që
përgatiten një raport përmes të cilit po përpiqen të minojnë  proceset politike dhe spektrin politik të
Kosovës.

Pra krejt këto janë në shërbim të defunksionalizimit
të shtetit të Kosovës dhe sjelljes së situatës deri të ndonjë trazire sociale
të tipit të revolucioneve socialiste, që do ta fundoste përfundimisht Kosovën
si shtet i pavarur.

Kjo e tëra po përpiqet të mbulohet me teoritë
e bashkimit kombëtarë, si motivi më intrigues për çdo shqiptar të globit, por
sipas modelit të mentorit të tyre Rexhep Qosja, ku 42 % e territorit
administrohet nga Serbia përmes eksterritorialitetit të manastireve dhe
enklavave, që do e bëjnë hartën e Kosovës të duket si lëkurë Leopardi.

Është koha e fundit që spektri politik në
Kosovë të fuqizohen dhe të profilizohen partitë me filozofi të përafërt, në të
djathtën dhe të majtën shqiptare.

Nuk mund të kemi zgjidhje nacionale nga
subjekt që udhëhiqen e janë pjesë e Internacionales Socialiste, që udhëhiqet
nga kryetari i PASOCUT grek, grekut George Papandreous, njeriu me antishqiptar
dhe antiçam në Ballkan.

Ajo që duhet të na inkurajoj është e kaluara
historike jo e largët.

Sado që po përpiqen të krijojmë opinione
degraduese për shtetin dhe çorientues për qytetarët, historia jo e largët na
mëson se sado që krijon opinione dhe përfiton masat, pa mbështetjen diplomatike
ndërkombëtare je një dështim.

Fillimviti ’90, ishte viti i përkrahjes
plebishitare të vizionit dhe misionit të Liderit të Kosovarëve dhe të lëvizjes
për liri, barazi, demokraci dhe shtet, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK e kohës ka numërua 700.000 anëtarë, diçka
mahnitëse.

Por, mungesa e sensibilizimit të faktorit
ndërkombëtarë dhe mbështetjes diplomatike ndërkombëtare, nuk e entuziazmonte
Liderin e mençur, të urtë dhe me dije shkencore, që të vepronte pa maturi,
përkundër shumë insinuatave nga brenda dhe jashtë, që të futej në aventurën e
luftës.

Por, u tregua trim i urtë i Lahutës së
Fishtës, burrë i urtë që kurrë nuk ngutet, prej mençurisë e jo prej tutës. Kjo
është një mësim i nxjerrë për liderët e lëvizjes që po pretendojnë se me
opinione e përkrahjen entuziaste do të mund të sjellin ndryshim në skenën
politike dhe shtet.

Jo nuk mjafton entuziazmi dhe as përkrahja
emocionale nëse nuk e fiton përkrahjen formale diplomatike ndërkombëtare.

Këtë e theksoj se nuk iu ndihmon, sado që mund
të prodhoj opinione që e ndihmojnë luftën speciale antishtet që po zhvillohet
në çdo sferë.

As raportet e qarqeve indikative në
institucione edhe të BE nuk ndihmojnë në këtë mision antishtet përveç pengimit
të ecjes përpara.

BE është nën presionin e madhe të orientimit
drejtë perspektives dhe ekzistencës së vet me mbështetjen e SHBA, apo
orientimit drejte presionit ekonomik të ndikimit rus në rajon dhe me këtë të
përballet me stagnim si asociacion apo komunitet.

Prandaj fokusimi i energjive duhet të jet
Kosova.