Sport

Kosova niset drejt Greqisë pa Berishën, Zenelin e Zhegrovën

Tre futbollistët kosovarë Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova i janë shtuar listës së gjatë të mungesave të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Greqinë në Ligën C të Ligës së Kombeve, që do të luhet të mërkurën.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se tre lojtarët nuk do të paraqiten për shkak se “pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë”.

Në dy ndeshjet e fundit, Kosovës i munguan edhe lojtarët tjerë kryesorë: Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu e Amir Rrahmani.