Lajme

Kosova merr pjesë në aksionin e INTERPOL-it kundër krimit të organizuar

Nga një aksion i INTERPOL-it thuhet se më shumë se 390,000 persona u kontrolluan në vendet ndërkufitare dhe në zona të dyshuara të trafikimit të paligjshëm në Evropën Juglindore.

Trajtimi i imigracionit të paligjshëm dhe trafikimi i armëve të zjarrit dhe drogës ishte në qendër të një operacioni të mbështetur nga INTERPOL-i dhe Europol-i për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore.

Sipas njoftimit nga INTERPOL-i, në këtë aksion ku ka marrë pjesë edhe Kosova si palë e tretë, janë arrestuar 166 persona për vepra të ndryshme penale, transmeton Zeri.info

Përveç kësaj, hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme.