Lajme

Kosova do të blejë pajisje ushtarake në vlerë prej 5.2 milionë euro

Kosova do të shpenzojë shumën prej 5.

Kosova do të shpenzojë shumën prej 5.2 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo shumë e parave ishte planifikuar për shpenzime të panevojshme, njofton Insajderi.

Sipas Mehajt, kjo është bërë pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurorimit për vitin 2021.

Më tej, ministri ka shtuar se “blerjet tona ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikan dhe aleatët tjerë”.

“Si Ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejtë anëtarësimit të vendit në NATO”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com