Lajme

Kosnetti mirëpret vazhdimin e mbështetjes nga MCC-ja për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett e ka quajtur lajm të mirë se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Kosovës.

“Lajm i shkëlqyeshëm që MCC-ja riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”, shkroi Kosnett në Twitter.

Bordi i Drejtorëve të MCC-së, të mërkurën zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.

“Bordi gjithashtu riafirmoi mbështetjen për zhvillimin e vazhdueshëm kompakt në Indonezi, Kosovë dhe Lesoto. Bordi ndërpreu kompaktin e propozuar me Sri Lanka”, u tha në kumtesën e djeshme.

MCC-ja siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.