Lajme

Koronavirusi në Shqipëri – 4 viktima në 24 orë, mes tyre një 39 vjeçar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjist

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Ndërkohë që nga 2343 testime të kryera ka patur 292 raste pozitive me koronavirus.

417 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.
COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)
Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343
Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste Aktive 25,831
Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388

10