Lajme

Koronavirusi/ Manastirliu: S’do kemi asnjë katastrofë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një intervistë për news24 deklaroi se pavarësisht fjalorit që përdor lideri i opozitës, në Shqipëri nuk do ketë asnjë katastrofë për shkak të Covid-19.

Manastirliu theksoi se opozita nuk duhet të flasë fjalë të tilla të rënda, por të bëhet palë me qeverinë në luftën ndaj koronavirusit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ekspertët për ne janë udhërrëfyes. Opozita do të fitojë ndonjë pikë nga kjo situatë, por do jenë të dështuar tek kjo pjesë. Shëndeti i njerëzve është kryesori, pastaj se çfarë ndodh në politikë duhet të kenë konstruktivitet. Opozita ka krijuar konfuzion në mesazhet publike për qytetarët.

Opozita më parë thoshte duhen 2500 teste , kurse tani thonë duhen 5 mijë teste. Ne nuk kemi luftë me opozitën, por me virusin. Si mund të thuash katastrofë, kur situata është në situatën e gushtit dhe korrikut. Lider të opozitës urojnë katastrofën e kjo është gjuhë e tmerrshme, por nuk do ketë asnjë lloj katastrofe”, tha Manastirliu.


Etiketa: , , ,