Lajme

Koronavirusi – Koço Devole dërgohet në intubim, shqetësojnë sëmundjet bashkëshoqëruese

Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi,

Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77-vjeçar prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus.

Mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën.

Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Siç duket “lufta” me Covid është beteja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet ta fitojë.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.


Etiketa: , ,