Shëndetësi

Koronavirusi/ Gjermania merr masa të reja, hyjnë në fuqi në vjeshtë! Çfarë duhet të dinë udhëtarët

Qeveria gjermane ka vendosur masa të reja ku

Qeveria gjermane ka vendosur masa të reja kundër COVID-19. Masa të cilat do jenë në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit.



Maskat dhe paraqitja e dëshmisë se një person nuk është i infektuar do të jenë të detyrueshme duke filluar nga muaji tetor dhe deri në prill të vitit të ardhshëm në shtëpitë e kujdesit dhe institucionet e ngjashme që trajtojnë personat më të cenueshëm.

Pasagjerëve në aeroplanë dhe ata që udhëtojnë me tren dhe autobus në destinacione të gjata, po ashtu do t’iu kërkohet që të mbajnë maska gjatë kësaj periudhe.

Ndërtesat publike sikurse shkollat, burgjet dhe strehimoret për azilkërkues mund të aplikojnë testim të rregullt nëse rastet me koronavirus rriten, thanë ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë përmes një njoftimi të përbashkët.

Gjithashtu Qeveria gjermane synon që të nisë një fushatë për vaksinim kundër koronavirusit gjatë vjeshtës.