Lajme

Kontinenti afrikan ka regjistruar rreth 114 mijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve me Coronavirusin në Afrikë ka s

Numri i rasteve me Coronavirusin në Afrikë ka shkuar mbi katër milionë e 326 mijë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.326.331.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.876.905 ndërsa numri i viktimave në 114.630.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar qeveritë se pandemia e COVID-19 po përparon drejt valës së tretë. /Insajderi.com