Kosovë

Konjufca: PDK nuk është në pozitë që ne të e lusim

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca ka thënë në emisionin Pressing në T7 se PDK ka qasje të gabuar ndaj VV’së.

“Qasja e PDK’së nuk është korrekte. Ata po sillen sikur të ishin partia që nuk është më e korruptuara në 20 vitet e fundit. është arrogante nëse po mendon brenda në shpirt. Këso kushte, mir bëni 40 ju. Mirë zoti hoxha. 31 plus 24 a po bëjnë 55? A është më kollaj të mbërrijmë 61 prej 55 apëo të shikojmë kur arrijmë 40. Kjo është shenjë”, ka thënë ai.

Tutje Konjufca ka thënë se sjellja e PDK’së nuk është e drejtë dhe presin që të ndryshojnë për të rrëzuar qeverinë Hoti.