Kosovë

Konjufca: Me Vjosa Osmanin kemi preferenca ekskluzive me bashkëpunu, do t’i fitojmë zgjedhjet

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se kjo parti ka preference ekskluzive për të bashkëpunuar me Vjosa Osmanin.

Konjufca tha se bashkëpunimi me PDK-në ka disa probleme.

“Ky 40-shi i zotit Hoxhaj e ka formën e kushtëzimit. Nuk e di qysh krijohet mirëbesim me kushtëzim. Problemi i bashkëpunimit me PDK-në i ka disa dimensione. PDK-ja në mënyrë shumë të pamatur dhe tejet ambicioze në kuptimin negativ e dha votën bllanko për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Po e ndrroj pushtetin se s’po më pëlqen e unë po rri prapë në opozitë, kjo është hajgare me vullnetin e popullit”, tha Konjufca në Rubikon.

“Me Vjosa Osmanin kemi preferenca ekskluzive me bashkëpunu. E sigurt është që VV-ja do ti fitoj zgjedhjet e reja. LDK nuk ka kurrfar dallimi me PDK e AAK, kur e përjashton edhe Vjosa Osmani nuk dyshoj më”, shtoi ai.