Kosovë

Konjufca: Duke ecur VV-ja me Ramushin nëpër urë, Ramushi po i thotë LDK-së ‘po e dridhim urën’

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Konjufca në Pressing të T7 ka ironizuar me fuqinë politike të AAK-së madje i ka bërë  thirrje publike Haradinajt që të mos e përdor Vetëvendosjen për të shkuar te LDK-ja.

“Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së ‘unë e Vetëvendosja po e dridhim urën’. Unë nuk po du që Ramushi dhe AAK-ja me përdorë, me keqpërdor Vetëvendosjen për me i shantazhu të tjerët, bile i bëj thirrje publikisht zotrit Haradinaj mos me përdor Vetëvendosjen e me shku te LDK-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te LDK-ja me shku me fol ‘për besë a dinë na me Vetëvendosjen 60 përqind i marim dhe iu sosim krejt, ska nevojë”, ka thënë Konjufca.