Sport

Kongresi i UEFA-së dënon shpalljen e Super Ligës Europiane

Të gjitha 55 federatat anëtare të Unionit të Sh

Të gjitha 55 federatat anëtare të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë dënuar unanimisht shpalljen e Super Ligës Evropiane, njofton Insajderi.

“55 shoqatat anëtare dhe pjesëmarrësit në Kongresin e UEFA-s dënojnë shpalljen e të ashtuquajturës ‘Super Liga’. Kongresi i UEFA-s është i vendosur që ‘Super Liga’ e izoluar bie ndesh me vetë konceptin e asaj që do të thotë të jesh evropian, ‘i unifikuar, i hapur, mbështetës dhe parimor’ mbi vlerat sportive”, tha UEFA në një deklaratë.

UEFA shtoi se ajo dhe shoqatat e saj anëtare “besojnë në një model vërtet evropian që bazohet në gara të hapura, solidaritet dhe ri-klasifikim për të siguruar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e lojës për të mirën e të gjithëve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe rezultatit shoqëror”.

UEFA dhe anëtarët e saj, theksoi organi drejtues i futbollit evropian, do t’i “rezistojnë fuqishëm” lëvizjes nga pronarët e 12 klubeve “konspirative” dhe mbështetësit e tyre në “nivelin më të plotë të mundshëm”. /Insajderi.com