Kosovë

Kongresi amerikan: Serbia të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës para se të anëtarësohet në BE

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA’së përmes Twitter’it kanë kritikuar formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën e cila është bazuar në raportin për trafikim organesh përderisa për të njëjtën nuk ka pasur asnjë evidencë. Ky komitet ka kritikuar edhe BE’në pasi nuk po e kushtëzon Serbinë që për anëtarësim në Bashkimin Evropian të sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë.

Kongresisti Eliot Engel i cili është kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme vazhdimisht ka hedhur kritika ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për tre vëllezërit Bytyçi me shtetësi amerikane të vrarë në Serbi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Komisioni tutje ka thënë se pavarësisht brutalitetit të shkaktuar nga Beogradi, Serbia nuk ka pasur presion serioz nga komuniteti ndërkombëtar për të ndejkur penalisht autorët e krimeve të luftës në Kosovë.

“Pavarësisht nga brutaliteti i kryer nga Beogradi, Serbia nuk ka pasur presion serioz nga bashkësia ndërkombëtare për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës në Kosovë. Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk është i kushtëzuar me sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë. Në të njëjtën kohë, bota detyroi Kosovën të krijojë në Gjykatë Speciale për të hetuar një raport të diskutueshëm të trafikimit të organeve gjatë luftës. Asnjë evidencë nuk është gjetur për të mbështetur këto pretendime të bëra nga Deputeti i Parlamentit Evropian, Dick Marty”, thuhet në postimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.