Lajme

Konferenca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 13 ose 14 shtator

Gjyqtari i Gjykatës Speciale në Hagë, Nicolas G

Gjyqtari i Gjykatës Speciale në Hagë, Nicolas Guillou, ka propozuar që konferenca e ardhshme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të zhvillohet më 13 ose 14 shtator, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur ai në seancën që është mbajtur sot, propozim ky me të cilin janë pajtuar edhe Prokuroria dhe avokatët mbrojtës.

Guillou në këtë konferencë kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë nëse qëndron ende muaji tetor, si afat për dorëzimin e dosjes paraprake dhe se në cilën fazë të hetimeve është prokuroria.

Nga ZPS-ja thanë se nuk kanë datë për nisjen e gjyqit dhe se hetimet “do të vazhdojnë për të ardhmen e parashikueshme”, duke shtuar se hetimet janë në një fazë të avancuar. /Insajderi.com