Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, reshje të dobëta bore në Kodër të Diellit

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa, transmeton Alsat. Reshje të lehta të borës janë regjistruar në Kodër të Diellit, por për momentin, siç njoftojnë nga Lidhja-Auto-Moto e Maqedonisë, reshjet nuk paraqesin pengesë për trafikun. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

 

The post Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, reshje të dobëta bore në Kodër të Diellit appeared first on Alsat.