Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet kryesisht pa pengesa, pajisjet dimërore në automjete janë të detyrueshme

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvilloh

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër disa rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Reklamo bizensin tuaj ketu

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka dhe lugina, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM kujton se nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.

The post Komunikacioni zhvillohet kryesisht pa pengesa, pajisjet dimërore në automjete janë të detyrueshme appeared first on Alsat.