Opinione

Komunat në Kosovë të ndalojnë shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit

Në çdo fundvit në Kosovë dhjetëra qytetarë, më

Në çdo fundvit në Kosovë dhjetëra qytetarë, më së shumti fëmijë dhe të mitur, përfundojnë në Qendra Emergjente shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.

Tani kur jemi në një situatë mjaft të vështirë, duke u ballafaquar me pandeminë botërore Covid-19, nuk do duhej që të shtohej edhe një vatër e re e rrezikimit të shëndetit të qytetarëve të vendit.

Për të rritur sigurinë, komunat (ato të cilat ende nuk kanë reaguar), do të duhej që gjatë kohës së këtyre festave, të ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore, përdorimin dhe shitjen e produkteve piroteknike, kurse gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën duhet të gjobiten.

Siguria e qytetarëve duhet të jetë primare.