Kuriozitete

Kompjuteri 45-vjeçar që mund të shitet për mbi 1,5 milionë dollarë

Një kompjuter Apple, me kasë druri, mund të shitet në eBay për 1,5 milionë dollarë, gati 2250 herë më shumë sesa çmimi origjinal i vitit 1976.

Kompjuteri “Apple-1” ishte produkti i parë me emrin Apple, kompania që u themelua nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak, në vitin 1976.

Modeli është krejtësisht funksional, i shoqëruar me një monitor Sony, që u rekomandua në atë kohë nga Steve Jobs, për një punë sa më të mirë me këtë kompjuter.

Në mars të vitit 2020, një tjetër model Apple-1, por jo me kasën origjinale prej druri, është shitur në një ankand në Boston për 458 000 dollarë.