Maqedoni

Komiteti i paqartë në arsyetimet për vazhdimin e gjendjes së krizës

Arsye për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe

Arsye për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për 6 muaj, sipas Komitetit për menaxhim me kriza është konstatimi i tyre se pandemia do të zgjasë të paktën edhe 6 muaj. Megjithëse nuk ka argumente shtesë, Shtabi Krizës duke u thirrur në situata hipotetike vlerëson se duhet pasur gjendje krize me qëllim menaxhimin efikas me pandeminë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza thotë se propozimi erdhi nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Vazhdimin e gjendjes së krizës e dha anëtari i Shtabit të Krizës i cili është përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive. Sipas tij kjo gjendje do të vazhdon të paktën edhe 6 muaj, për fat të keq mundet edhe më shumë. Të gjithë presim për vaksinën ndërsa imuniteti kolektiv nuk është krijuar. Nëse gjithçka është në rregull, situata qetësohet, numrat zvogëlohen neve në çdo moment mund të kërkojmë abrogimin e gjendjes së krizës”-tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Dispozitat e Ligjit për menaxhim me kriza përcaktojnë procedurat që duhet ndiqen për vazhdimin e gjendjes së krizës. Nëse shteti ndodhet në një status të tillë të shpallur paraprakisht me dekret të presidentit, organi ekzekutiv pas përcaktimit të kohës, në këtë rast 6 muaj, kërkon nga Kuvendi miratimin. Propozimi i Qeverisë nuk i nënshtrohet trupave punues në Kuvend, por vendoset drejtpërdrejtë në votim nga kryetari i Kuvendit dhe hy në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare. Në rast se Kuvendi nuk prononcohet për propozimin, referuar Ligjit për menaxhim me kriza (Neni 31, paragrafi 5) Qeveria ka të drejtë të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në Kuvend akoma nuk ka arritur propozimi i Qeverisë. Jo zyrtarisht, Kuvendi për vazhdimin e gjendjes së krizës mund të vendos pas miratimit të buxhetit për vitin 2021. Gjendja e krizës e cila aktualisht është në fuqi mbaron më 20 dhjetor.

 

Adrian Kerimi

The post Komiteti i paqartë në arsyetimet për vazhdimin e gjendjes së krizës appeared first on Alsat.