Shëndetësi

Komisioni Evropian refuzon të blejë 100 milionë vaksina shtesë nga AstraZeneca

Komisioni Evropian ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin për blerjen e 100 milionë dozave shtesë të vaksinës AstraZeneca.

Komisioni Evropian ka thënë se nuk do të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës AstraZeneca Covid – e cila është përfshirë në kontratën aktuale të furnizimit që BE ka me kompaninë, raporton Reuters.

Një zëdhënës tha një konference shtypi se afati për të ushtruar opsionin tashmë kishte skaduar dhe BE nuk kishte në plan ta shfrytëzonte atë.

Komisioni ka porositur 300 milionë doza nga AstraZeneca si pjesë e një kontrate që përfshinte 400 milionë doza, nga të cilat 100 milion ishin opsionale.