Lajme

Komisioneri për zgjerim i BE-së viziton sot Kosovën

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka udhëtuar për në Ballkanin Perëndimor ku edhe po takohet me liderët e vendeve për tëdiskutuar lidhur me vaksinat e para COVID-19 të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pasi qëndroi për vizitë zyrtare në Beograd, sot do të vizitojë Kosovën.

Të martën, zyrtari evropian qëndroi edhe në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, kishte njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Varhelyi tha se “Unë jam duke udhëtuar në Ballkanin Perëndimor për të dhënë një mesazh të qartë: Ne interesohemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor dhe më të prekshmit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”.