Sport

Kombëtarja e femrave të Kosovës i reziston Turqisë me 10 lojtare

Kombëtarja e femrave e Kosovës në futboll ka arritur të merr një barazim në Stamboll të Turqisë duke barazuar me rezultat 0-0, pavarësisht se pati një lojtare me pak në fushë

Kosova e nisi më mirë këtë ndeshje dhe krijojë disa mundësi për shënim por nuk i shfrytëzoi ato si duhet.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kjo lojë e mirë e Kosovës nuk shkoj mirë pasi që në minutën e 35-të, Liridona Syla do të ndëshkohej me karton të kuq.

Pavarësisht se ishte më shumë se një orë me një lojtare më pak Kosova rezistoi dhe arriti që të kthehet me një pikë nga Stambolli.

Megjithatë, tani Kosova pothuajse e ka të pamundur të kualifikohet në Euro 2021, por megjithatë ajo është në pozitën e katër që e rëndit atë më mirë për ndeshjet e radhës në këto gara.