Sport

Kombëtarja e Anglisë kujton Kosovën: Pritje e mrekullueshme

Një organizim mbarë qytetarë për pritjen e Kombëtares së Anglisë në Kosovë pati bërë jehonë në gjithë mediet botërore.

Nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë, që një vend tjetër, t’i rezervojë një pritje aq të mirë kundërshtarit në futboll.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Por, në nderim të kontributit të shtetit anglez në luftën për liri dhe pavarësi për Kosovën, ajo pritje, ishte gjëja më e vogël që mund të bëhej.

Nga ajo pritje, patën mbetur të mahnitur edhe futbollistët e Kombëtares së Anglisë.

Kur kanë kaluar një vit nga ajo ngjarje, faqja e Kombëtares së Anglisë ka përkujtuar këtë pritje.

“Pritje e mrekullueshme”, shkruhet në faqen e Kombëtares së Anglisë.

https://twitter.com/England?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1328754154483937287%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button