Opinione

Komandant Drini jeton në zemrat tona

Nga Mytaher Haskuka

Dora gjakatare e tinëzare e ndau nga jeta komandant Drinin më 8 maj të vitit 2000, por ai është dhe do të mbetet gjallë në mendjen dhe zemrat tona si simbol i luftës së UÇK-së, si ushtar i së mirës dhe të së drejtës, dhe si ushtar i cili së bashku me forcat e NATO-s çliroi Prizrenin e mori pjesë edhe në organizime për rimëkëmbjen e Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sot të gjithë, si qytetarët e Prizrenit, por edhe të Kosovës, jemi të lumtur por edhe të emocionuar, sepse 20 vite pas vrasjes së tij mizore, kemi arritur që t’ia japim mirënjohjen e munguar, por të merituar me shpirt e me gjak, për Ekrem Rexhën -Komandant Drini.

Edhe pse ndoshta kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të përkujtuar jetën dhe veprën madhështore të tij, jam shumë i lumtur që sot, si kryetar i Komunës, së bashku me familjarët e tij, në qendër të qytetit, përballë Shtëpisë së Bardhë, arritëm që ta përurojmë memorialin e tij, i cili besoj fuqishëm se do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja, për atdhedashurinë, disiplinën dhe për përkushtimin e tij për të mirën e publikut.

Lavdi jetës dhe veprës së tij! Lavdi gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!