Lajme

Kolona të gjata në kufijtë evropianë, mërgimtarët s’i ndal as koronavirusi që të vijnë në Kosovë

Kolona të gjata të mërgimtarëve të cilēt ia kanë mësyrë Kosovës kanë shkaktuar tollovi nëpër kufij të Evropës.

“Kosova është bërë e paarritshme përmes rrugës tokësore”, thonë bashkëkombas të cilët mbrëmë kanë marrë rrugë drejt Kosovës, shkruan Albinfo.ch.

“Mendojeni mirë, para se te niseni kete vikend per Kosove: Ju presin kolona te gjata ne çdo pike kufitare; e ato shkojne deri ne 10 km. Kurse pritjet 3, 5 e me teper ore. Pritjet ne kufirin Gjermani-Austri shkonin mbi dy ore. Austri-Slloveni, ne tunelin Karawanka, 10 km kolone, pritjet me teper se 3 ore. Slloveni-Kroaci kolone e gjate dhe thuajse nuk levizte fare”, shkruan Bekim Dalipi i cili ishte nisur nga Zvicra drejt Kosovës.

Po i degjoj njerezit te thone: Nese vazhdon keshtu, do te kthehem te mbrapa, rrëfen ai.

Pjesa dermuese e veturave ne kolone, jane me tabela te Zvicres, pra pa dyshim nje numer i larte i tyre shqiptare.

Madje, udhëtarët deklarohen se oficerët kufitarë qëllimshëm po shkaktounë kolona të tilla.

“Pas pritjeve te gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, leshuam autostraden me shpresen se pika kufitare jashte autostrades, ne Bregana, s’do te kishte ngarkese dhe do te kalonim me shpejt. Por u gabuam se aty pritem edhe tri ore dhe ne fund policia kufitare sllovene na kthen te mbrapa me arsyetimin se ne kete pike kufitare mund te kalojne vetem shtetas te BE-se. Ju te tjeret (nje shtetas zviceran dhe dy kosovare) ne autostrade- na drejtohet polici slloven”, deklarojnë udhëtarët

“Ne e lame krejt, po kthehemi prape ne Zvicer, se kur sllovenet te poshtersojne keshtu si shtetas i Kosoves, çfare pret tek sllavet tjere, e sidomos tek serbet!?”, shkruan Bekim Dalipi në rrjetin e tij social.