Showbiz

Kolegët e Mozzik nga Shqipëria e kritikojnë fort reperin, shkak ca fjalë që tha në këngën Madonna

Ka vetëm një javë që është publikuar, mirëpo di

Ka vetëm një javë që është publikuar, mirëpo disa artistë nga Shqipëria kanë disa opinione të forta, për këngën Madonna të Mozzik – e cila deri më sot ka arritur gati 9 milionë klikime në Youtube, njofton Insajderi.

Klinti Çollaku, Eltina Minarolli dhe Klajdi Musabelliu ishin të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, duke dalë publikisht kundër këngës me disa kritika therëse, për zgjedhjen e disa fjalëve të caktuara të reperit – për të cilat e dini për çfarë është fjala.

Klajdi e quan një deformim të muzikës duke thënë, “Unë e kuptoj që ai e ka bërë për klikime, e kam bërë edhe unë një gabim të vockël për këtë. Unë e quaja një gabim, një deformim, diçka shumë e shëmtuar nuk më duhet se ça mendojnë të tjerët. Është një gjë shumë e shëmtuar për ca klikime. Unë vij këtu te ty për shembull heq brekët Alban për ca klikime”.

E me mendimin e Klajdit pajtohet edhe Eltina, duke thënë se kjo këngë është kopje e dobët e tendencave të industrisë ndërkombëtare. “Besoj që shumica e reperave kopjojnë nga bota e jashtme, por nuk dinë.  Ashtu siç tha edhe Klajdi për hir të klikimeve mundohen ta bëjnë”, thotë ajo.

E në anën tjetër, Klinti këmbëngul që muzika duhet të përçojë një mesazh, dhe se rinia shqiptare nuk ka nevojë për këso modelesh. “Nuk e di pse u bë e madhe tani, kur duhet të ishte bërë e madhe që më përpara. Rinia shqiptare nuk ka nevojë për kështu modelesh, se është mbushur me këto. Kënga duhet të japi një mesazh. Me gjithë respektin që kam, këngën në fjalë nuk do e kisha dëgjuar, por e dëgjova për të kuptuar për çfarë po bëhej fjalë. Varet edhe nga stili që ka artisti, unë nuk kam preferuar që të kem një stil të tillë”, shprehet ai.

Këto kritika vijnë nga shqipfolës të cilët mund të kuptojnë tekstin e artistit, mirëpo kënga nuk pati jehonë vetëm brenda territoreve shqiptare. Reperi ka krijuar një bazë të fortë fansash ndërkombëtarë, të cilët mezi po prisnin për premierën e këngës.

Pas kritikave dhe suksesit që po korr kënga, Mozzik duket kështu:

Por, çfarë është më e rëndësishme për një këngë, teksti apo muzika?

Tekstet janë një pjesë opsionale e një kënge. Dhe po, këngët shpesh ndërtohen rreth vargjeve – kështu që ne mund t’i konsiderojmë ato një pjesë thelbësore në tërësi. Po me dikë që dëgjon këngën, por nuk e flet atë gjuhë? Muzika mund dhe shpesh e prek dëgjuesin duke komunikuar ndjenja dhe humor, dhe këtë muzika e bën edhe pa tekst.

E këtu theksojmë një trend në Youtube, që është “reagimi i Youtuber-ave për një këngë”, që në thelb paraqet një person që e dëgjon këngën për herë të parë duke incizuar reagimin e tij.  E kjo e Mozzik, pati disa reagime të jashtëzakonshme.

Më poshtë mund të gjeni disa nga videot e vlogerave nga Italia, Afrika, Gjermania e Britania. /Insajderi.com