Sport

Kokë derri dhe tre kryqe në fushën e ekipit italian: Do ta paguani shtrenjtë

Nuk duken edhe aq larg ditët e kokës së derrit të hedhur në Camp Nou kundër Luis Figo-s, duke parë se akoma sot kërcënime të tilla përdhosin futbollin dhe ndezin debatin në rrjetet sociale.

Në atë kohë (23 nëntor 2002) tifozët blaugrana nuk e kishin marrë mirë transferimin e portugezit te Real-i, sot tifozët e Livorno-s i kanë dhënë një mesazh shqetësues presidentit Spinelli dhe drejtuesve të klubit:

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Do të paguani gjithçka… do ta paguani shtrenjtë”, lexohet në mesazhin e lënë nga persona të panjohur bashkë me tre kryqe dhe një kokë derri në fushën e stadiumit Armando Picchi.

Sipas autoriteteve, gjesti ka lidhje me kaosin e krijuar nga shitja e klubit nga ana e familjes Spinelli një grupi ortakësh që akoma sot nuk kanë bërë asgjë për të përforcuar skuadrën.

Karabinierët janë njoftuar nga roja e stadiumit që ka zbuluar skenën e frikshme.