Lajme

Kokainë e përzier me mish të grirë nga Brazili në Itali

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në port

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në portin Gioia Tauro në Reggio Calabria, 61 kg kokainë e një cilësie mjaft të pastër.

Kokaina u gjet në një kontenier, që transportonte mish të ngrirë nga Brazili, e fshehur në dy çanta të mëdha.

Sipas antidrogës italiane, pas përpunimit e dorëzimit, kjo sasi droge do të sillte për organizatat kriminale një përfitim deri në 12 milionë euro.

Kontenieri me drogë po tranzitonte në portin kalabrez me destinacion final në juglindje të Azisë.


Etiketa: , ,