Sport

Klopp lavdëron paraqitjen e Shaqirit (VIDEO)

Trajneri gjerman i kampionit të Premier Ligës,

Trajneri gjerman i kampionit të Premier Ligës, Jurgen Klopp, ka komentuar mbi paraqitjen e Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndaj Lincoln, ku kosovari realizoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

“Ai [Shaqiri] pati një super ndeshje. Një ndeshje të jashtëzakonshme në një pozicion jo shumë familjar por më thellë në mesfushë – ai ia doli vërtet shumë, shumë mirë”, shprehet Klopp, transmeton Insajderi.

“Ishte gabimi im kur vendosa ta zëvendësojë, por Isha i frikësuar se e përdrodhi pak kyçin e këmbës por ai ishte krejtësisht mirë nuk ishte absolutisht asgjë. Ai e preku dy herë por mendoj se ishte mirë që më pas ta zëvendësojmë”, shtoi ai.

Klopp tutje ka thënë se asnjëherë nuk ka dyshuar në kualitetet e Shaqirit.

“Por, ai luajtur një ndeshje me të vërtetë shumë të mirë. Ndërprerjet ishin të jashtëzakonshme, në veçanti gjuajtja e lirë që e shënoi, çfarë goli. Asnjëherë nuk ka asnjë dyshim për kualitetin e Shaqirit.”, ka thënë Klopp./Insajderi.com.