Showbiz

Kledi Kadiu do bëhet baba për herë të dytë dhe gjininë e bebit e zbuloi e bija

Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe bashkëshortja

Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte, pritet të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin ata e dhanë dy muaj më parë, përmes një fotoje me ekografinë në dorë.





“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, -shkruante Kledi përkrah postimit.

Ndërsa pak orë më parë, me një foto tjetër, po aq domethënëse, Kledi ka zbuluar gjininë. Lajmin e ka dhënë vajza e tyre e madhe Lea, e cila ka lënë një gjurmë dore me bojë blu në barkun e së ëmës.

“Lea ka zbuluar një sekret… Kush e kishte gjetur?” –shkruan Kledi.