Kosovë

Kjo është tema që do të diskutohet në takimin e sotëm në mes LDK-VV

Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike t

Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm për harmonizimin e programit do të diskutojnë për sundimin e ligjit.

Të dyja këto parti po zotohen për reformë rrënjësore te sistemit të drejtësisë dhe Vettingun në gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI.

Në tryezën me temën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”, të organizuar nga GLPS, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se edhe sot në takimin me LDK-në do të flasin për sundimin e ligjit.

Sipas saj, një prej synimeve kryesore të qeverisjes së tyre ajo tha se është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Ne kemi obligim që të punojmë pa ndalë për krijimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Duhet të ketë verifikim dhe kontroll të prokurorëve, niveleve e larta të policisë dhe AKI-së. Në të kaluarën kemi patur një tendencë të shtypjes së parlamentit. Unë besoj që ka alternativa të shumta se si mund të adresohet çështja e Vettingut. Pa procesin e Vettinugt nuk mund ta kthejmë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë”, tha ajo.

Ndryshe në tryezën e sotme, Arbëresha Loxha nga organizata GLPS tha se sistemi i drejtësisë në Kosovës po mbetet “thembra e Akilit”.

E, Armend Zemaj nga LDK tha se ndryshimet efikase do të ndodhin, për çka tha se kërkohet edhe hartim të legjislacionit të duhur dhe korrekt.