Lajme

Kjo është mosha e personave që vdiqën sot nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit 10 personave kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 707 të tjerë kanë rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Metro.


Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 82, 77, 74 vjeç), Dragash 1 rast (45 vjeç), Istog 1 rast (54 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (82 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (63 vjeç).

Reklamo bizensin tuaj ketu

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=88579478&v=2.1&guid=5ff539ca5ffc468ba72214d6019936eef90be1eb3d7f4848a93e1fc48fa266b6

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.