Teknologji

Kjo është fotoja më e pëlqyer në Instagram për vitin 2020

Nëse jeni përdorues aktiv i rrjetit social Instagram, sigurisht që do donit të dinit se cili ishte postimi më i pëlqyer për këtë vit që po lënë pas.

Është postimi i mëposhtëm i futbollistit Cristiano Ronaldo me futbollistin e ndjerë Diego Maradonën.

Kjo foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë pëlqime dhe komente në Instagram për 2020 nga Billboard.

Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milionë pëlqime dhe 154 mijë komente.

“Sot i them latumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, kishte shkruar ylli portugez në postimin e tij. /Insajderi.com