tjera

Kjo është e vërteta për ‘skandalin’ e kasafortës në Presidencë

Kasaforta në Presidencë megjithatë nuk është hapur, thotë një burim nga Prokuroria. Aty, sipas burimit, kishte dokumente të AKI’së, të cilat nuk duhej të binin në dorë të Eulex’it. Nuk ishin të Thaçit, por të AKI’së. Tash ato i ka Vjosa Osmani. 

Kur Presidenti Thaçi është larguar dhe Vjosa Osmani ka ardhur në zyrën e tij, një ngjarje ka qarkulluar një histori për kasafortën e Presidencës. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet për rastin me kasafortë dhe nuk ka gjetur elemente të veprës penale. 

Megjithatë ka versione të ndryshme rreth saj.

Por, sipas një burimi në Prokurori, aty kanë pasur informata se do të ketë bastisje nga Eulex’i. 

“E vërtetë është qe ka pas info se mund te bastiset Presidenca”, ka thënë ky burim. 

Sipas të njëjtit, në Presidencë kishte dokumente, të cilat nuk duhej të binin në dorë të askujt dhe të cilat janë pronë e shërbimit të inteligjencës. 

“Dhe ne mungese te Presidentit, raportet e klasifikuara te AKI nuk do te duhej te bienin ne dore te askujt qe nuk ka autorizim. Raportet janë prone e AKI”. 

Atë dite zyrën e kishte lëshuar Hashim Thaçi, e në të kishte ardhur Vjosa Osmani. 

Kur ndodhën zhvillimet në Presidencë, pra çështja e kasafortës, ushtruesja e detyrës se Presidentit po bënte homazhe te varri i Presidentit Rugova. 

“Dhe ideja ka qene se ne rast se mund te ndodh bastisja, AKI ti marre dhe ti mbaj te sigurta derisa UD nuk i merr përsipër.Por kjo nuk ka ndodhur”, i ka thënë Gazetës Express ky burim. 

Megjithatë, ai thotë së kasaforta nuk është hapur dhe Osmani e ka marrë përsipër, si u.d e presidentit.  

“Kasaforta nuk është hapur. Dhe është bere dorëzimi i tyre”‘ ka thëne ai.