Showbiz

Kjo është arsyeja e ndarjes së Lady Gagës nga Dan Horton

9:51 | 25 Tetor 2019

9:51 | 25 Tetor 2019

Lady Gaga dhe Dan Horton i kanë dhënë fund lidhjes disa mujore.

Disa ditë më parë në mediat e huaja u publikua lajmi se këngëtarja Lady Gaga ishte ndarë pas tre muajsh lidhje nga i dashuri i saj, inxhinieri i audios, Dan Horton, shkruan Cosmopolitan, transmeton lajmi.net.

Vet këngëtarja e ka pranuar këtë fakt në dasmën e një mikeje të saj. Gjatë ditës së sotme mediat e huaja kanë publikuar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte fakti se Dan ishte shumë jo i matur sipas këngëtares.

Diçka e tillë ka sjellë probleme mes tyre, të cilat kanë vazhduar për disa kohë. Kjo ka çuar në vendimin e Gagës dhe Dan që të qëndrojnë ca kohë larg njëri-tjetrit.